Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e 146-të.
Duket se ministrat kosovarë po bëhen gati për mbledhjen e përbashkët me qeverinë shqiptare.
Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike janë miratuar dy nisma:
Ajo për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë;
Si dhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë- Shqipëri pritet të mbahet më 14 qershor, në Gjakovë.