Rama i jep lamtumirën Berlusconi-t: Mik i mirë i Shqipërisë!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconi-t. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Addio Presidente e buon amici dell’ Albania! (Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë)

Këtë mesazh lamtumire, Rama e ka shoqëruar me foton e Berlusconi-t.

Kreu i qeverisë e ka takuar ish-kryeministrin italian në Korrik të vitit 2013, ku në atë kohë kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve italiane në vendin tonë.

Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të Hëne. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 4 ditësh për shkak të sëmundjes së tij.

Themelues i Mediaset dhe Forza Italia, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share