Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 masa, nga të cilat 67 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 22 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 33 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara. /KlanMacedonia/