Rusia dhe Ukraina kthejnë nga afro 100 të burgosur lufte

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve nga secila palë sot.

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia, sipas tij duke përfshirë edhe  disa të plagosur.

Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve, TASS raporton se 94 rusët që u liruan do të dërgohen për ekzaminim mjekësor.

Ukraine
Lexo gjithashtu
Total
0
Share