Argjentina do të luajë miqësore me Australinë
Lionel Messi mbërriti në Pekin me kombëtaren e Argjentinës për një ndeshje miqësore me Australinë. Për herë të shtatë në këtë shtet, ylli argjentinas është pritur nga qindra tifozë.
Të gjithë me telefonë celularë në duar për të filmuar ato pak hapa që futbollisti bëri deri në makinën që e priste jashtë aeroportit. Të tjerë ishin grumbulluar në hotelin ku do të qëndrojë kombëtarja e Argjentinës dhe shumë prej tyre kishin veshur fanellat me numrin 10.
Messi njoftoi të mërkurën se do të largohet nga Paris Saint-Germain për t’u bashkuar me Inter Miami në SHBA, duke shënuar fundin e një karriere të suksesshme europiane.
Tv Klan