Deponitë e egra, shqetësim për banorët Shuto Orizares

Dudush: Së shpejti do të kemi zgjidhje

Deponitë e egra vijojnë të mbesin shqetësim për banorët e komunës së Shuto Orizares në Shkup. Pëderisa autoritetet lokale premtojnë zgjidhje të shpejt, qytetarët duhet të durojnë edhe në këto temperatura erën që kundërmon nga këto deponi.

“Ndodhemi tek rruga e cila të dërgon në Vizbeg dalja nga Shutka, ajo që mund të shihni janë mbeturinat të cilat janë hedhur nga qyetarët të pa përgjegjshëm dhe përveç që i kanë hedhur ato edhe i kanë djegur kjo e cila ka shkaktuar shqetësime nga banoret të cilët jetojnë përrethë kësaj zone”, thotë gazetarja Neal Sejfulla.

“Kjo nuk është e mirë që hedhin mbeturina, nuk është e mirë për askënd dhe nuk është e mire as për atë që hedh mbeturina’’, thotë një banor.

E për këtë pyetem kryetarin e kësaj komune, Kurto Dudush. Ai tha se është i vetëdijshem për këtë probelmatik dhe se do të ndërmer masa së shpejti.

“Në lidhje me deponin në Vizbegë ju njoftojmë se komuna e Shuto Orizarit po bënë përpjekje që të kordinohet me Qytetin e Shkupit dhe Ministrin e Mjedisit për pastrimin e depones në vendin e caktuar.Nga ana e Komunes sonë merret parasyshë se është apsolutisht e nevojshme  të veprohet pra të bëhet pastrimi I depos ku edhe janë ndarë mjetet për pastrimin e kësaj depoje”, deklaroi Kurto Dudush, kryetar i Komunës së Shuto Orizares.

Nga komuna e Shuto Orizares thonë se mjetet të cilat I ka ndarë nuk janë të mjaftueshme andaj shpreson që institucionet tjera do ta ndimojnë për tejkalimin e këtij problem./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share