VMRO-DPMNE: Dy propozimet e Mickoskit ne tavolinë – s`ka nevojë për grupe pune!

“Nuk mbështesim ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar”

Që grupet e punës të LSDM-së të kenë kuptim, kjo parti duhet të thotë se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm, në të kundërtën s`ka nevojë për negociata të mëtutjeshme – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, duke komentuar vendimin e Kryesisë Qendrore të socialdemokratëve.

Propozimi i parë është:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveri kalimtare pa BDI-në, dalja e BDI-së nga të gjitha eshalonet dhe ndryshime kushtetuese që do të hynin në fuqi vetëm në ditën kur Maqedonia të anëtarësohet në BE, me çka do të ketë garanca se nuk do të ketë bllokime të mëtutjeshme nga Bullgaria”, tha Antonio Milloshoski.

VMRO-DPMNE, siç njofton KlanM, insiston edhe në propozimin e dytë.

“Zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë, ku janë dhënë tri data, që LSDM-ja duhet të mendohet, në shtator ose tetor. Të kërkohen garanca nga institucionet evropiane për mbrojtjen e interesave kombëtare të Maqedonisë. Pas zgjedhjeve të parakohshme, kush do qoftë në opozitë do të jetë I obliguar ta mbështesë Qeverinë në këto hapa”, tha Milloshoski nga VMRO.

Dy propozimet, sipas VMRO-DPMNE-së, përfshijnë detronizimin e BDI-së. Opozita, siç njofton KlanM, partinë e Ahmetit e quan virus 20-vjecar që ka helmuar institucionet me korrupsion të lartë.

“BDI-ja tashmë nuk është në pozitë të kushtëzojë, ky është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Për korrupsionin duhet të ketë përgjegjësi dhe kjo do të jetë e dobishme për institucionet dhe besimin e qytetarëve ndaj shtetit”, deklaroi Milloshoski.

VMRO-DPMNE, siç percjell KlanM, i ka quajtur të pavërteta informacionet se kjo parti mbështet ndryshimet kushtetuese, sic thonë, nën diktatin bullgar, duke ia bërë të qartë LSDM-së dhe BDI-së se me këto kushte ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë.

Nëse nuk besojnë, siç percjell KlanM, opozita propozon që të hënën t`i dorëzojnë në Kuvend për t`u bindur se do të përballen me dështim./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share