Shqiptari shkon nga shtëpia në burg, u tha policëve se donte të vriste ish-gruan

Nuk i mjaftoi arresti në shtëpi për të zënë mend. E kështu, një 52-vjeçar ka përfunduar në burg.

Urdhri për të rritur masën e sigurisë ndaj tij erdhi nga gjykata. Autoritetet verifikuan se shqiptari kishte ndjekur këmbë-këmbës ish-gruan në Shqipëri dhe kur kjo ishte kthyer.

E ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, nuk ka ngurruar që t’u thotë karabinierëve që ishte i gatshëm të kryente deri në 30 vjet burg në mënyrë që të vriste ish-gruan.

Të gjendur para këtij rasti, autoritetet vepruan dhe e arrestuan sërish shqiptarin, mirëpo këtë herë nuk e lanë në shtëpi, por e futën në qeli./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share