Rama për draft-statutin: Ata që shajnë pa e ditur përmbajtjen, frikën e kanë se mos e humbasin armikun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas reagimeve që pati dërgesa e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që ai e bëri tek presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Rama tha se ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur se çka përmban draft-statuti i Asociacionit, frikën e vetme e kanë se mos e humbasin armikun.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share