Real Madrid “shënjestron” Kane për të zëvendësuar Benzema

Real Madridi shikon si zëvendësuesin e Karim Benzemasë kapitenin e Anglisë Harry Kane.
Sulmuesi i Tottenham është kthyer në objektivin primar të “Los Blancos” në këtë merkato vere.

Galaktikët në muajt e fundit kanë shfaqur interes për Kylian Mbape dhe Erling Haaland, por pista Kane konsiderohet më e realizueshme. Galaktikët kanë gati 80 milionë euro për kartonin e 29 vjeçarit. Por mbetet për t’u parë nëse anglezi dëshiron vërtet që të largohet nga Tottenham.

Sulmuesi i Spurs doli përpara mediave në prezantimin e fanellës për sezonin 2023-2024. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm, por Kane nuk e ka fshehur se dëshiron që të qëndrojë në Premier Ligë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Synimi i kapitenit të Anglisë është që të thyejë rekordin e vendosur nga legjenda Alan Shirer për gola të shënuar në kampionatin anglez. Nga kjo preferencë mund të përfitojë edhe Manchester United, me trajnerin Erik ten Hag që e ka objektiv të parë për përforcimet në këtë merkato vere.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share