Një 32 vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot nga policët e Gjorçe Petrovit, pasi dyshohet se ka tentur të kryejë grabitje në një bastore sportive në Vollkovë të Shkupit, informon KlanM.
32 vjeçarit P.J, sipas informacioneve të policisë, i janë gjtur rrobat me të cilat e ka kryer veprën, por edhe një pistoletë prej plastike.
I njejti, sipas policisë, dyshohet se ka kryer edhe grabitje të tjera nëpër Shkup
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plot të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik kompetent, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./KlanMacedonia