Drejtoria e Hematologjisë mohon se ka konflikt interesi me kompaninë që ka fituar tenderin

MSH-ja HESHT PËRSE NDËRROHET ILAÇI PËR PERSONAT ME HEMOFILI

Përse Ministria e Shëndetësisë vendos që të ndërrojë ilaçin për pacinetët me hemofili kur veçmë këta persona pas 12 viteve konsum të ilaçit kanë benefite nga ilaçi i tanishëm?

Përgjigje për këtë ende nuk ka edhe pse, sic njofton KlanM, Ministri Fatmir Mexhiti dje deklaroi se do të konsultojë shërbimet dhe do ta informojë publikun.

“Nuk jam saktë i informuar për problemin do ta diskutoj me shërbimet dhe do t’ju informoj” – tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Në të gjitha këto marëveshje, qëndron nënshkrimi i Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, marrëveshja e lidhur me shumë prej 5 milion eurove bëhet me “Dr Panovskit” i cili është babai i drejtoreshës së Klinikës për hematologji.

Për këtë, pwrmes njw shkrese tw dwrguar nw KlanM, ka reaguar vetë drejtorja e Klinikës për hematologji, e cila mohon se ka konflikt interesi.

“Me përgjegjësi them se si udhëheqese e Klinikës së Hematologjisë nuk kam shfrytëzuar detyrën time që të sjellë “Dr Panovskin” në pozitë të privilegjuar në raport me të tjerët. Përkundrazi, e vetëdijshme për potencialin e rrezikut eventual të konfliktit të interesit, me vetëdëshirë jam përjashtuar nga të gjitha furnizimet publike që i zbaton Hematologjia ku si ofertues i mundshëm mund të paraqitet veledrogeria e babait tim. Për këtë është njoftuar edhe Komisioni Antikorrupsion” – tha Irina Panovska Stavridis, drejtore në Klinikën e Hematologjisë.

Por në Agjensinë e ilaçeve “Malmed” në një studim për ilaçin “Helimbra” qëndron emri i drejtoreshës.

A ka konflikt interesi në qoftë se bënë studim, je kryetare e komiteit të hemofilisë në kohën kur ilaçi i babait blihet nga shteti, sic percjell KlanM, këtë përgjigje kërkojnë prindërit e fëmijëve të cilët rrezikojnë ta humbin ilaçin që 12 vite ua japin fëmijëve të tyre.

Njëra prej tyre, sic njofton KlanM, është edhe Sonja e që ka djalë 13 vjeçar i cili vuan nga hemofilia.

“Kam bërë analizë gjenetike me të cilën dëshmohet se me ndërrimin e ilaçit mund të fitojë inhibitor. Ajo do të thotë që më vonë ky ilaç nuk do të ketë efekte anësore” – tha Sonja, nëna.

Sipas informacioneve zyrtare, sic percjell KlanM, i tërë buxheti për personat me hemofili është 9. 918.169 milion euro prej këtij buxheti në prokurim publik në mes të Mistrisë së shëndetësisë, D-r Panovskit i takon pothuajse gjysma e buxhetit apo 4.993.902 milion eurove. Edhe kërkuam përgjigje nga i njëjti ende nuk ka përgjigje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share