LSM: HARXHIMET MINIMALE NË MAJ – 49.025 DENARË
Muajin e kaluar për një familje prej katëranëtarëshe duheshin 49.025 denarë për t`i mbuluar harxhimet minimale, njofton KlanM.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, që përpunojnë shportën konsumuese sindikale, thonë se 19.532 denarë nevojiteshin për ushqim dhe pije kurse harxhimet tjera shtëpiake 13.392 denarë.
“Shporta konsumuese e përgjithshme sindikale është 44.047 denarë, por kur kësaj shumë i shtohen edhe 4.977 denarë, përqindje nga harxhimet jetësore, respektivisht inflacionit, arrihet tek shuma prej 49.025 denarë” – thonë nga LSM.
Nga 1 qershori, sic njofton KlanM, u shfuqizuan vendimet e Qeverisë për “ngrirjen” e çmimeve që ishin në fuqi dy muajt e fundit. Me këtë vendim qeveria u përpoq të parandalojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Por, qytetarët, sic njofton KlanM, thonë se çmimet vazhdojnë të jenë të larta dhe se mezi përballojnë muajin.
“Zbritje, nuk ka mundësi, ka vetem rritje nuk ka asgjë zbritje. Kështu ecim nga një tezgë në tjetër dhe nuk mund të marrim asgjë”
“Çmimet janë astronomike nga poshtë lart”.
“Po dikush punon me artikuj në zbritje, dikush ka çmime tjera edhe ne nuk dijmë si ta përballojmë”.
“Nuk mundemi të blejmë, shiko po shesim diçka për jetë më të mirë per motrën dhe vëllaun që t`ju ndihmojmë”.
Ndërkohë, Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se harxhimet jetësore në Maj 2023 janë rritur për 11.3% krahasuar me maujin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në nivel vjetor, sic percjell KlanM, të dhënat statistikore për majin e këtij viti, tregojnë se harxhimet jetësore janë rritur tek ushqimi për 14.8%, kurse rritje më e madhe tek mishi për 23.4% dhe buka dhe drithërat për 20.1%.
Lidhja e Sindikatave thotë se paga mestare neto, për muajin mars, ka qenë 34.925 denarë. /KlanMacedonia/