Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

Behgjet Pacolli tregoi në emisionin “Opinion” këtë të enjte historinë e pabesueshme të tij, që nga fëmijëria e deri te ngritja e pasurisë. Ai tregoi një rast ku udhëtoi me tren për 69 orë për të shkuar në Hamburg. E këtu duhej ta priste daja, por nuk e kishte marrë telegramin e tij.

E kështu e gjeti veten vetëm në mes të stacionit pa para as për ushqim. E nga ky moment, Pacolli tregon se ka nisur fillimi i tij. Ai u njoh me një sirian që i dha për të ngrënë edhe që thotë se i hapi rrugën për t’u bërë ai që është sot. Dhe me atë person, i cili quhet Ramazan, Pacolli tregon se e ruan ende komunikimin.

Behgjet Pacolli: Unë dal, ishte ende errët dhe shoh në fund të rrugës një dritë të kuqe dhe shkoj drejt atje. Aty ishte një piceri dhe aty ishte fillimi im për arsye se krejt pas atyre peripecive kërkoj të më japë për të ngrënë. Unë kthehem. Pas disa metrave ai del jashtë dhe unë kthehem mbrapa. Unë kisha ty vetëm një pjesë të letrës, 50 denarë të Jugosllavisë. Asgjë tjetër. Ato bënin ndoshta 2-3 marka.

Blendi Fevziu: Mbërrite në Gjermani me 3 marka në xhep dhe u ktheve nga Gjermania me 3 miliardë.

Behgjet Pacolli: Aty kthehem tek ai. Ai më jep pica të ha dhe aty është fillimi im. Ai burrë, tani burrë se atëherë ka qenë djalosh është i Sirisë. Besoj se është ende gjallë se e kontaktoj shpesh. Ai punonte në atë piceri aty dhe ishte vetë student i vitit të katërt në diplomaci. Kishte bursë nga shteti i tyre. Ai m’i hapi rrugët, më tregoi si të shkoj në universitet. Më jep mundësinë të punoj disa muaj. E ruaj raportin me të. Shkoj shpesh, Ramazan e ka emrin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share