Betta Shahini ka folur në dy intervista për mediat italiane, pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit (Lexo më shumë). 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë dhe dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.
Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit, që u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.
Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.
“Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës. Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë, që nuk kalonte e që priste nga momenti në moment që vajza të hynte në derën e shtëpisë. “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur, e duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë, se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.
Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.
Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.
“Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.
Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte. “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”. Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.
“Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.
Kujtojmë se 45-vjeçari italian Marco Gaio Romeo u arrestua për vrasjen e partneres së tij aktuale, 28-vjeçares Paula, ngjarje e ndodhur në Maj po në Torremolinos të Spanjës. E teksa shoqërohej për në polici, në korridoret e saj ai pa një fotografi të Siborës e cila prej 2014-s ishte person i humbur (Lexo më shumë).
Ai u tha oficerëve se Siborën e kishte vrarë ai dhe se trupin e kishte fshehur në shtëpinë ku jetonin. Kërkimet e para nuk patën rezultat, deri ditën e martë, kur mediat spanjolle njoftuan gjetjen e eshtrave të futura në një kuti druri që ishte murosur në shtëpinë në qendër të Torremolinos.
Tashmë pritet që autoritetet të bëjnë testin e ADN-së për të përcaktuar nëse eshtrat janë të Siborës./tvklan.al
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1666453458264702981&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fai-eshte-nje-killer-nese-do-e-kisha-perballe-flet-nena-e-sibora-gaganit-22-vjecares-qe-u-gjet-e-murosur-pas-9-vitesh%2F&sessionId=df7b2e7714259e1259f0596a6fd1dbb3173b3fc5&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=aaf4084522e3a%3A1674595607486&width=550px