Teksa ka kujtuar periudhën kur ka shërbyer si Presidenti i tretë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se është zhgënjyer nga politika.
Në intervistë për Blendi Fevziun këtë të Enjte në “Opinion”, Pacolli theksoi se politikën e ka parë gjithnjë të lidhur ngushtë me sinqeritetin, mbajtjen e besës dhe të drejtën.
-I zhgënjyer nga politika?
Behgjet Pacolli: Po, të drejtën me thënë po! Për arsye se unë gjithmonë kam menduar se të qenurit në politikë është kuptimplotë, që të jesh i sinqertë edhe i drejtë.
-Dhe sinqeriteti me politikën rrallë kanë lidhje.
Behgjet Pacolli: Nuk kishte harmoni mes sinqeritetit, besëmbajtjes dhe politikës.
-Shumë interesante!/tvklan.al