Shqiptarët e Amerikës letër Blinkenit: Kosova po zbaton kushtetutshmërinë – ta njihni se është aleat i fortë i ShBA-së

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ku kanë kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për Kosovën.

Në këtë letër ata i kanë sqaruar Blinkenit se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore.

Ky komunitet ka kërkuar nga Administrata e Joe Biden që të qëndrojë krah Kosovës ndaj veprimeve agresive të Serbisë dhe ndërhyrjeve të saj në çështjet e brendshme të Prishtinës zyrtare, transmeton KlanKosova.tv.

“Ju ftojmë Zoti Sekretar, që ta kujtoni dhe njihni se Kosova është një aleat i fort dhe i devotshëm i ShBA-së. Së bashku, ShBA-ja, Kosova dhe partnerët tjerë perëndimorë jo që kanë krijuar vetëm një shtet të pavarur dhe sovran, por edhe një demokraci prijëse në Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, thuhet në letër ndër të tjera.

Më tutje në letër theksohet se ndaj Kosovës është bërë presion më i madh sesa ndaj Serbisë.

“Bëjmë thirrje për ndonjë rezolutë për këtë krizë dhe mënjanim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statutit të Kosovës të Presidentit Ahtisaari dhe dialogun që nuk minon por afirmon sovranitetin e Kosovës. Inkurajojmë fuqishëm ShBA-në për ta mbështetur dialogun që çon në njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, sa më parë që të jetë e mundshme”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share