Momenti kur ndodh shpërthimi afër pikës së evakuimit në Kherson, rusët nuk kursejnë askënd

Korrespondentja e Sky News në Ukrainë, Alex Crawford po qëndron në pikën e evakuimit në qytetin e Khersonit në jug të Ukrainës, ku banorët lokalë janë detyruar të largohen dhe kërkojnë strehë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga shkatërrimi i digës.

Crawford derisa po intervistonte banorët e asaj zone, rusët fillojnë granatimet – duke detyruar të ndërpret intervistën dhe të strehohet nga frika se mund të goditet.

Sipas saj thotë se ishte e vështirë të përcaktohet sesa larg tyre ndodhi shpërthimi, por gjykuar nga shpërthimi nuk ishte më larg se 500 metra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ishte mjaftueshëm që të frikësojë të gjithë që po prisnin të evakuoheshin”, tha ajo.

Ushtarët ukrainas i kanë thënë Crawford, se të paktën një person ka humbur jetën nga përmbytjet në pikën e evakuimit në Kherson.

Sipas saj, kishte sulme të vazhdueshme ajrore dhe nga artileria ruse, që nuk kursen askënd, e kjo ua vështirësonte jetën ekipeve të shpëtimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share