Futbollisti i ekipit të Shkëndijës dhe reprezentacionit të Maqedonisë Veriut, Egzon Bejtullai në kampionatin 2023/2024 do të jetë pjesë e KF Tirana në Kampionatin e Superligës së Shqipërisë. Egzon Bejtullai me ekipin kuqezi ka lujatur mbi 300 ndeshje, dhe tani pas skadimit të kontratës nuk I është ofruar vazhdimi i së njetës dhe ai largohet si futbollist i lirë edhe pse sipas Transfermarket vlera e tij është mbi 700 mijë euro
Kujtojmë që Bejtullai është pjesë e Shkëndijës tani më një dekaldë të plotë pra nga viti 2013, ka munguar për 6 muaj në vitin 2020 kur luajti në Suedi për ekipin Helsingborg.
Bejtullai me ekipin kuqezi ka të fituara 3 herë titullin kampion i Maqedonisë së Veriut dhe 2 herë trofeun e Kupës. Ai po ashtu me përfaqësuesen “A” të Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar 25 ndeshje dhe ishte pjesë e Kampionatit Evropian EURO 2020.
Kujtojmë se deri më tani nga ekipi kuqezi janë larguar Ferhan Hasani, Mevlan Murati dhe Mustafa mujezinoviq por gjithsesi se do të ketë edhe lëvizje tjera.
/KlanMacedonia/