SH.F “PANAJOT GINOVSKI”: PËR PARALELEN E TRETË SHQIPE, VENDIMTARE NUMRI I NXËNËSVE!
“Me të njohshëm me i regjistruar fëmijët në shkollë sot, kjo është turp për shtetin, për Ministrinë e Arsimit dhe për ata që i marrin votat. Do të protestojmë që të hapin paralelen e tretë ose nuk i dërgojmë fëmijët në shkollë tjetër” – tha Fuat Rexhepi, prind.
Kështu shprehet Fuat Rexhepi, prindi i shqetësuar i cili thotë se nuk i është mundësuar ta regjistroje vajzën në klasë të parë në Shkollën Fillore “Panajot Ginovski” në Butel, njofton KlanM.
Fuati arsimin fillor e ka kryer në këtë shkollë, kurse vajzën e tij duhet ta dërgojë në një shkollë tjetër, pasi sipas Drejtores, adresa e vendbanimit të Fuatit i takon një shkolle tjetër, edhe pse këtë shkollë e ka vetëm disa metra afër.
“Ne kemi mësuar këtu, unë jam i gjeneratës 87, arkivin e kam këtu, gjithmonë kemi mësuar këtu, e tani nuk duan ta pranojnë fëmijën, për çfarë? A i regjistrojnë në bazë nacionale apo si është puna. Të hapet paralele shqipe e tretë për nxënësit shqiptar se edhe komuna e Butelit e cila ka shumë probleme që duhet të reagojmë që me të njohur t’i pranojnë fëmijët” – tha Fuat Rexhepi, prind.
Nga Shkolla Fillore e Butelit, sic njofton KlanM, thonë se prioritet për regjistrim në klasën e parë janë fëmijët që i përkasin Komunës së Butelit. Sipas saj kanë mbërritur kërkesa edhe nga komuna tjera, kurse komisioni i Komunës do ta ketë fjalën e fundit.
“Tani ishim duke i shqyrtuar kërkesat të cilat janë dorëzuar nga prindërit për regjistrimin në klasë të parë në vitin akademik 2023-2024, komisioni është duke punuar dhe sipas vendimit të këshillit të Komunës prioritet janë nxënësit që jetojnë në Komunë të Butelit, të gjitha këto kërkesa që tani i shihni janë kërkesa nga komuna tjera dhe të gjitha këto kërkesa i shqyrtojmë me komisionin dhe përfaqësues të komunës dhe nëse i plotësojnë kriteret që janë caktuar nga komuna e Butelit, ato nxënës do të regjistrohen” – tha drejtoresha e SHF ”Panajot Ginovski”, Bllagorodna Sotirov.
Nga Komuna e Butelit, sic njofton KlanM, thonë se numri i nxënësve të paraqitur do të jetë vendimtare nëse do të hapet paralelja e tretë në gjuhën shqipe, kurse shpërndarja e nxënësve bëhet sipas rajonizimit nga viti 2005.
“Në vitin 2005, Komuna e Butelit është ndarë nga Komuna e Çairit dhe janë 7 shkolla që i përkasin komunës së Butelit, me rajonizimin dihet saktë se cili nxënës ku duhet të regjistrohet dhe lidhur me këtë rast që u ka kontaktuar prindi duhet t`i themi publikisht se nuk ka bazë që të regjistrohet fëmija i tij në Shkollën “Panajot Ginovski” sepse sipas adresës ku jeton i takon shkollës “Imri Elezi” dhe për të atje e ruajnë vendin” – tha Karolina Naskovska, udhëheqëse për veprimtari publike në komunën e Butelit.
Ndryshe, në shkollën fillore “Panajot Ginovski”, gjithsejt janë 680 nxënës. Në klasë të parë ka dy paralele në gjuhën maqedonase dhe dy në gjuhën shqipe. Sipas ndarjes territoriale kjo shkollë i përket komunës së Butelit. /KlanMacedonia/