Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit të liderëve, ka theksuar se Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka ofruar hyrje në Qeveri, kurse opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Sipas Mickoskit, sic njofton KlanM, Kovaçevski ka ofruar që në kuadër të parlamentit të nis diskutimi, të votohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse më pas të formohet Qeveri ku nga 10 resorët që menaxhohen nga LSDM-ja, 5 t`i jepen VMRO-DPMNE-së, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi I negociatave, e më pas të mbyllen 2 -3 kapituj dhe të shkohet në zgjedhje parlamentare.
“Kësaj oferte iu përgjigja; në rregull, e kuptoj ofertën dhe për të njëjtën kam këtë qëndrim. VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa pjesëmarrje të BDI-së” – ka deklaruar Mickoski.