ZGJEDHJE TË REJA ME PJESËMARRJE TË SERBËVE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçaku dhe emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobarin. Vuçiqi ka paralajmëruar se do të konsultohet me serbët e Kosovës për veprimet e mëtejshme, njofton KlanM.
Pas takimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me diplomatët e BE-së dhe SHBA-së, Lajçak dhe Eskobar, nuk pati prononcime për media. U shfrytëzuan rrjetet sociale për të dhënë detaje nga bisedimet.
Emisari i posaçëm I BE-së, Miroslav Lajçak, sic percjell KlanM, përmes Tuitterit ka deklaruar se gjatë takimit me Presidentin serb, mesazhi kryesor ka qenë se dhuna është e papranueshme dhe se urgjentisht duhet zgjidhje politike të krizës.
“Është koha që Prishtina më në fund të përmbush obligimet, para së gjithash në formimin e Asociacionit, konform Marrëveshjes së Brukselit” – ka shkruar në Instagram Presidenti serb, Vuçiq, sic percjell KlanM, duke I bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për më shumë angazhim me Prishtinën.
“Dua të besoj se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikim më të madh për Prishtinën, ka edhe mekanizma që mund të çojnë drejt realizimit përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar para më shumë se një dekade” – shkruan Vuçiqi në Instagram.
Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, sic percjell KlanM, kanë përsëritur kërkesën e përbashkët për uljen e tensioneve dhe ndërprerjen e dhunës në terren, të organizohen zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës dhe kthimit të dialogut për normalizimin e situatës – thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas takimit.
Presidenti serb, sic njofton KlanM, më herët kishte potencuar se pas takimit me Lajçakun dhe Eskobarin do të konsultohet me serbët e Kosovës dhe do të merret vendimi për veprimet e mëtejshme.