Ka filluar takimi ndërmjet Mickoskit dhe Kovaçevskit në klubin e deputetëve, ku si temë kryesore janë ndryshimet Kushtetuese, përcjellë Klan M. Nga LSDM tregojnë një pjesë të propozimeve të Kovaçevskit që do ti ofron Mickoskit.
”Një pjesë e 3 propozimeve të Kovaçevskit, siç dihet, janë që partitë ti votojnë ndryshimet Kushtetuese dhe të qëndrojnë pas të ardhmes Evropiane të vendit.
Propozimi i dytë është shpallja e zgjedhjeve menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese si zgjidhje kompromisi që do të thotë vazhdim i rrugës evropiane, bashkim rreth interesit strategjik të vendit, por që i jep Mickoskit rrugëdalje, duke qenë se kërkesa e tij kryesore janë zgjedhjet” – thonë nga LSDM. /KlanMacedonia/