Sonte në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Konferencës mes skuadrës italiane Fiorentina dhe asaj angleze West Ham United, që është gara e tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA.
Të dyja ekipet janë munduar që të përgatiten maklsimalisht për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme . Ekipi i Fiorentinës ka dy dyshime të mëdha për finalen e Ligës së Konferencës, derisa West Ham Unitedi shpreson në formën e mirë të Michail Antonio dhe ish-futbollistit të Milanit, Lucas Paqueta.
Vincenzo Italiano vazhdimisht e ka ndryshuar skuadrën gjatë sezonit, prandaj është vështirë të parashikohet njëmbëdhjetëshi startues i Violas.
West Hamit i mungon vetëm lojtari italian, Gianluca Scamacca dhe i pezulluari, Aaron Cresswell, ashtu që Michail Antonio do të mbështetet nga Jarrod Boëen, Said Benrahma e Lucas Paqueta.
E gjithë vëmendja do të jetë te Declan Rice, pasi pritet të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin para se të transferohet.
Dy ekipet po kërkojnë t’i japin fund pritjeve të gjata për një trofe evropian – me të dy sukseset e fundit kontinentale në Kupën e Fituesve të Kupave në vitet 1960.
Fiorentina e ngriti atë trofe në 1960/61 dhe West Ham, i udhëhequr nga Bobby Moore, e mori në dorë katër vjet më vonë.
Ndeshja Fiorentina – West Ham United, zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri spanjoll Carlos del Cerro Grande
Formacionet e mundshme të ekipeve finaliste
Fiorentina: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez-Quarta, Biraghi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Ikone; Cabral.
West Ham United: Areola; Coufal, Zouma, Aguerd, Cresswell; Rice, Souçek; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio.
Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedoniua/