Rita Ora dhe Taika Waititi pozojnë për “Vogue”

Rrëfejnë në intervistë për martesën e lumtur

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Uaititi pushtuan kopertinën e variantit australian të revistës së famshme të modës Vog.

Çiftit që lidhi kurorë në Janar, i është kushtuar një intervistë e veçantë ku flasin për jetën e tyre. Dallohet qartë se ata janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe kjo është e dukshme që në titull “Jeta është e mirë për Rita Orën dhe Taika Uaititin”.

Intervista shoqërohet edhe me një set fotografik artistik nga jeta e tyre e përditshme, disa prej të cilave edhe provokuese. Shqiptarja 32-vjeçare dhe 47-vjeçari neozelandez thonë se po kalojnë një martesë të lumtur.

Çelësi për këtë është që krahas angazhimeve të mëdha të karrierës, gjithmonë gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Madje ylli i muzikës Pop thotë se ajo sakrifikon disa gjëra vetëm për të krijuar hapësirë dhe kohë për partnerin e saj. Rrëfeu po ashtu se bashkëshorti e kishte frymëzuar për albumin e ri “Praising You” që publikoi në Prill.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share