Francë: Sërish protesta, kundërshtohet reforma e pensioneve

Protesters march during a demonstration against plans to push back France’s retirement age, in Paris, Saturday, Feb. 11, 2023. France is bracing itself for a fourth round of nationwide protests against President Emmanuel Macron’s plans to reform pensions but key transports unions have not called for strikes allowing trains and the Paris metro to run this time. (AP Photo/Lewis Joly)

SINDIKATAT THONE SE LUFTA PER TE KUNDERSHTUAR REFORMEN NUK KA PERFUNDUAR ENDE 

Qytetarët dhe sindikatat e punës kanë organizuar një tjetër protestë në përpjekje për të penguar reformën e  pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Ata   këmbëngulin se lufta për të  kundërshtuar këtë ligj nuk ka mbaruar ende.

Sërish protetsa kundër reformës së pensioneve në Francë.

Sindikatat franceze organizuan këtë protestë për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensioneve me 2 vjet, e cila shihet si përpjekja e fundit për t’i bërë presion ligjvënësve për tu tërhequr nga vendimi.

Ne mund të jemi pak pesimistë, por ende nuk i kemi luajtur të gjitha  kartat tona dhe mendoj se duhet të vazhdojmë. Duhet ti shkojmë deri në fund. Jam dakord me qëndrimin e sindikatave, duhet të vazhdojmë të tregojmë se nuk jemi dakord, nuk e di për sa kohë, por duhet të vazhdojmë dhe të bëjmë çmos për të sfiduar këtë ligj.

Qeveria  e Macron përdori një mekanizëm të diskutueshëm, por ligjor për të shmangur një votim në parlament që rrezikonte që projektligji të mos kalonte.

Edhe pse tashmë është ligj, qytetarët këmbëngulin se lufta  e tyre nuk ka përfunduar ende .

Reforma ka kaluar, por ende nuk është pranuar nga populli, nuk është pranuar asnjëherë, as nga parlamenti.Reforma kaloi pa miratimin tonë, ndaj është e rëndësishme t’i bëjmë qeverisë të kuptojë se ne kurrë nuk e kemi dashur këtë reformë dhe se është koha që populli të flasë.

Kundërshtarët  e reformës  po i mbajnë shpresat e tyre në një mocion të paraqitur nga partia e  vogël Liot në parlament  i mbështetur gjerësisht nga e majta  për të shfuqizuar ligjin dhe rritjen e moshës së daljes në pension.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share