Gjendet i pajetë ish-agjenti i FBI-së që spiunoi për Rusinë

Robert Hanssen mori në këmbim 1.4 mln Dollarë dhe diamante

I konsideruar si një nga spiunët më famëkeq në historinë e SHBA-së, Robert Philip Hanssen është gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Kolorado.

79-vjeçari besohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Hanssen vuante dënimin me burg të përjetshëm pasi u deklarua fajtor në vitin 2001, lidhur me 15 akuza për spiunazh dhe akuza të tjera.

Në vitin 1985, agjenti i FBI filloi t’i shiste të dhëna shumë sekrete Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë duke përfituar 1.4 milionë Dollarë dhe diamante.

Hanssen punoi si spiun për gati 15 vjet, gjatë periudhës më të rëndësishme të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Rasti Hanssen tronditi komunitetin e inteligjencës amerikane. Veprimtaria e tij e spiunazhit faktoi problemet e FBI dhe agjencive të tjera në sigurinë e informacioneve sekrete.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share