Plastika po ndot planetin: 22 milionë ton mbetje në vit përfundojnë në oqeane dhe toka

Ndotja nga plastika në natyre e ka kaluar limitin planetar. Janë 22 milionë ton mbeturina plastike në vit që përfundojnë në oqeanet dhe tokat tona, dhe përtej kësaj sasie nuk ka më siguri që ekosistemet të jene në gjendje dhe me kushte të favorshme për jetën e gjallesave.

Prodhimi i plastikës sot në botë është përgjegjës per rreth 3.7% të ndotjes nga gazrat serë dhe kjo përqindje mund të rritet deri në 4.5% brenda vitit 2060, nëse tendenca vijon me këto ritme.

Dhe madje duke u bazuar me ritmet e sotme, prodhimi i plastikës mund të shumëfishohet, duke arritur dhe rreth 12 miliardë tonelata në vit mbetje në natyrë, që do ishte e papërballueshme për planetin, gjallesat e njeriun.

Sipas statistikave nga WWF, prodhimi i produkteve të plastikës, veçanërisht ato njëpërdorimshe, është gjithnjë në rritje, ndërkohë që mesatarja e procesit të riciklimit është më pak se 10% në nivel global.

Propozimi i organizatës ndërkomëbtare joqeveritare, është ekonomia e qarkullueshme, dhe duhet vepruar me efikasitet mbi tre nivelet e para të hierarkisë që janë parandalimi, ripërdorimi dhe riciklimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share