Xhelil Abdullai dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e KF Gostivari

Xhelil Abdullai dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e KF Gostivari

Futbollisti i repartit të mbrojtjes 32 vjeçari Xhelil Abdulla në sezonin 2023/2024, të Ligës së Parë të futbollit vendor do të jetë pjesë e klubit të  futbollit Gostivari, ekip e cila pas plot 10 viteve sërish u kthye  në elitën e futbollit.

Arritjen e marrëveshjes  me drejtuesit e KF  Gostivari për KlanMaqedonia.mk.  e  deklaroi  vetë futbollisti tetovar.

Pas mdarjes me FC Shkupi, kisha disa oferta mjaft tërheqëse nga disa klube, por me kënaqësi deklaroi se kemi arritur marrëveshje  me KF Gostivarin, që në sezonin e ri  të vesh  fanellën me  emblemeën e këtij klubi. Jemi  dakorduar që të  firmosim kontratë dy vjeçare. Besoj  se si në çdo kluab  ashtu edhe te Gostivari do të japi  më të mirën  nga  vetja ime” tha  Xhelil Abdulla.

Futbollisti Xhelil Abdulla gjatë karrierës së tij  ka luajtur në KF Shkëndija, KF Renova, FC Shkupi, në KF Llapi në Kosovës, ndërsa ka përvoj të madhe edhe në garat ndërkombëtare me Shkëndijën, Renovën dhe Shkupin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share