“Nuk jemi në politikë për inate personale” – Kasami: I kërkoj falje opinionit – shqiptarët duan rrotacion politik

Përafrimi i qëndrimeve dhe pajtimi me Alternativën, sipas Bilall Kasamit është simbolikë e rëndësishme edhe pët të tjerët. Kjo sipas tij, tregon se ata nuk janë në politikë për inate personale. Kasami kërkoi falje ndaj votuesëve të Lëvizjes Besa dhe opinionit më të gjerë për periudhën e kaluar të hatërmbetjeve mes dy subjekteve.

“Interesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të kemi rrotacion politik pas 20 viteve është mbi interesat tona personale dhe partiake, prandaj ne e tejkaluam vetveten dhe u ulëm bashkë me Alternativën për të ndërtuar një koalicion të gjerë opozitar dhe kjo të jetë mesazh për gjithë të tjerët. Nëse ne e tejkalojmë këto hatërmbetje që mund të kenë qenë në të kaluarën atëherë jemi të gatshëm t’i bëjmë të gjitha kompromiset e nevojshme që të ndërtojmë një aleancë të fuqishme opozitare”, deklaroi Bilall Kasami në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share