Pse “Grupi i zjarrit” zgjodhi Tetovën për të festuar? – Ja çka thotë Kasami

Tetova është qendra e Pollogut dhe qyteti ku kanë nisur shumë ngjarje me rëndësi kombëtare shqiptare, prandaj sipas Bilall Kasamit, subjektet politike duhet ta kenë parasysh këtë në krijimin dhe veprimin e tyre. Kjo ka qenë arsyeja që sipas Kasamit, Grupi i zjarrit ka zgjedhur Tetovën për të festuar 21 vjetorin e themelimit të partisë.

“Sigurisht se çdo subjekt politik niset aty ku duhet të niset, ku është burimi i forcës së shqiptarëve të Maqedonisë. Por jo çdo subjekt politik vazhdon të qëndrojë në këto parime… Edhe Grupi i zjarrit unë vlerësoj se konceptimin e strukturimit të tyre politik e kanë në rregull se vërtet që nga Tetova duhet të nisin të zgjerohen gjithandej, por unë uroj që tëmos degjenerojnë ashtu si ata të cilët i kritikojnë brenda subjektit politik, pra nëse i kritikojnë se erdhën nga lufta dhe u barikaduan në pozicione të krimit dhe korrupsionit, atëherë aë që e kritikon mirë është që ta kesh si model të keq që nuk duhet ta përcjellësh”, tha Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share