Në ndeshjen e dytë të finales së play off-t në kampionatin amerikan të baskrtbollit NBA, Miami me fitoren 111-108 barazon 1-1 serinë e ndeshjeve ndaj Denver. Një ndeshje spektakolare, e hapur dhe me rivalitet deri në fund, me miqtë që bënë një përmbysje fantastike në periodën e fundit, duke treguar se janë ende “gjallë”.
Denver nuk arriti të shfrytëzojë si duhet faktori fushë, duke gabuar në fundin e sfidës. Nikola Jokiq realizoi 41 pikë e 11 kërcime për Denver, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, pasi nuk u mbështet ashtu si duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.
Nga ana tjetër , tre lojtar të Miamit realizuan mbi 20 pikë, për çka tregon se kolektiviteti bëri diferencën në parket. Vincent realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Butler e Adebayo me nga 21 pikë secili. Megjithate vendimtare ishin pikët e Robinson në fundin e takimit, që sollën përmbysjen e madhe. Miami në dy ndeshjet e radhës do të jetë nikoqire dhe ate me datën 8 dhe 10 qershor.
/KlanMacedonia/