ATMOSFERË IMPOZANTE NË NDESHJE
Askush nuk do të besonte se këto janë pamje feste pas kualifikimit të një klubi në Ligën e Tretë të futbollit në Maqedoninë e Veriut…
Shkëndija e Haraçinës inkuadrohet në Ligën e Tretë. Mbështetje të vazhdueshme kanë pasur edhe nga grupi i tifozëve “Çlirimtarët”, njofton KlanM.
Festë të madhe në fushë shkaktoi goli i fitores me penalti, por ja se si u përjetua ky moment nga komentatori i njohur shqiptar Reshat Ibraimi dhe OPEN TV që kishte transmetuar Live ndeshjen.
I madh e i vogël nga Haraçina me lot gëzimi në sy…Portali “Haraçina News” gjatë gjithë kohës ka qenë në këtë rrugëtim, por ka ndarë në faqen e saj edhe momente emocionuese, përcjell KlanM.
Qytetërim në fushë e qytetërim jashtë fushës, liderë në fushë e liderë jashtë saj… Pamjeve të zhveshtores së klubit nga Haraçina, sic njofton KlanM, mund t`ia kenë zili edhe japonezët.
Por, festa nuk përfundoi me kaq. Pritje madhështore u organizua edhe në Haraçinë. Si zakonisht, kur janë në pyetje shqiptarët, zurlat dhe tupani s`kanë se si mungojnë.
Në festë I pranishëm ishte edhe Kreu I Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Një motiv më tepër për të përshpejtuar nismën për ndërtimin e stadiumit.
Shkëndija e Haraçinës përmbushi misionin dhe synimin për të bërë anëtare e Ligës së Tretë, por duket se planet nuk përfundojnë me kaq./KlanMacedonia/