Tre ushtarë izraelitë janë vrarë me armë nga një polic egjiptian në territorin e Izraelit pranë kufirit me Egjiptin.
Sipas hetimeve të deritanishme, si Egjipti dhe Izraeli, kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për të goditur trafikun e drogës.
Ndërsa ushtria izraelite njoftoi se fillimisht u vranë 2 ushtarë të saj, një burrë dhe një grua, trupat e të cilëve u zbuluan pasi nuk po i përgjigjeshin në radio eprorit të tyre.
Disa orë më vonë pasi nisi një operacion kërkimi, polici egjiptian u rrethua nga forcat izraelit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ai vrau një ushtar të tretë, si dhe mbeti vetë i vdekur.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë po vazhdojnë kërkimet në zonë për të gjetur persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë. Ndërsa ngarkesa e drogës me vlerë 400 mijë Dollarë u kap nga forcat izraelite gjatë natës teksa zhvillohej operacioni. /tvklan.al