Zlatan Ibrahimoviq ka vendosur të largohet nga skuadra e Milanit, pasi nuk do e zgjatë kontratën aktuale.
Ibrahimoviqi do t’i përshëndetë tifozët e Milanit të dielën, pas ndeshjes së fundit në Serie A në “San Siro”.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, suedezi do të vendosë për të ardhmen e tij në javët e ardhshme. Ai ka zbuluar se Monza e ka thirrur së fundmi.
Ibrahimoviq do të jetë 42 vjeç në tetor. Ai qëndroi në dy periudha në Milan duke arritur të fitoj dy herë titullin.
Zlatani me Milanin ka zhvilluar 163 paraqitje, teksa shënuar 93 gola dhe ka asistuar 35 të tjerë. /Klankosova.tv.