Zbehen protestat e serbëve në veri të Kosovës

TURQIA DO TË SJELL USHTARË NË KOSOVË

Turqia do të sjell ushtarë në Kosovë  për t’iu bashkuar KFOR-it si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s, pas trazirave që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës.

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për ta zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Pas situatës në veri NATO kishte vendosur të sjellë rreth 700 forcat shtesë.

Këtë të shtunë në Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok  vihej re një prani më e pakët e protestuesve serbë që qëndronin pranë zyrave të komunave ndërsa protestat vazhdojnë të jenë të qeta.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë kërkesë këtë të cilën është duke e shqyrtuar presidentja Vjosa Osmani, ndonëse ajo dhe kryeministri Kurti kanë dhënë sinjale pozitive.

Presidenti i Serbisë Alekdandër Vuciq ka thënë se ende nuk është vendosur nëse serbët do të marrin pjesë në zgjedhje në këto katër komuna. Bisedimet sipas tij do të nisin të martën.

Serbët lokalë janë duke protestuar nga 29 maji në këto tri komuna  për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale si dhe praninë e policisë së Kosovës.

Të hënën, situata kishte eskaluar në Zvecan ku 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur tre prej të cilëve me armë zjarri.

Policia e Kosoves ka dale me te dhenat e fundit per eskalimin e situates ne Zvecan ku sipas tyre 70-80 persona te dhunshem kane perdorur mjete shperthyese, gur dhe tulla dhe kane sulmuar zyrtaret.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share