Rusia po nxit një kërcënim të ri për sigurinë e ushqimit

OKB: Moska po kufizon numrin e anijeve të marrin grurin ukrainas në portet e Detit të Zi

Duke paralajmëruar një kërcënim të ri për sigurinë globale të ushqimit, Kombet e Bashkuara deklaruan se Rusia po kufizon numrin e anijeve të marrin grurin ukrainas në portet e Detit të Zi.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç shprehu shqetësim serioz se vetëm 33 anije u nisën nga portet ukrainase në Maj, gjysma e numrit në krahasim me Prillin. Eksportet e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore arritën në vetëm 1.3 milionë tonë muajin e kaluar.

“Ne jemi të shqetësuar nga ngadalësimi i vazhdueshëm i zbatimit të marrëveshjes së Detit të Zi. Federata Ruse ka informuar Qendrën e Përbashkët Koordinuese për vendimin e saj për të kufizuar inspektimet e anijeve në portin Pivdennyi për sa kohë që amoniaku, një pleh kimik rus nuk eksportohet. Reduktimi i inspektorëve kontribuoi gjithashtu në uljen e normës mesatare të inspektimit të anijeve. Kjo është një situatë shumë e rëndë.”

Në portin Pivdeni më shumë se 1.5 milion ton produkte bujqësore janë duke pritur për t’u dërguar në të paktën 10 vende, përfshirë Turqinë, Kinën, Egjiptin dhe Bangladeshin. Amoniaku është një pleh kimik kryesor dhe Moska dëshiron që Ukraina t’a eksportojë nëpërmjet një tubacioni nga qyteti rus i Togliatti në portin ukrainas të Odesa-s.

Zëdhënësi i OKB-së u shpreh se një ngadalësim i tillë mund të çojë në një rritje të çmimeve të ushqimeve përfshirë këtu edhe të grurit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kërkoi nga aleatët që të bëjnë presion ndaj Rusisë për të zhbllokuar furnizimet ushqimore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share