Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës

SIMIQ NUK PËRGJIGJET SE KUSH JANË NJERËZIT ME MASKA

Kjo grua e filmuar në ditën e protestës së dhunshme në Zvecan është ndër emrat e përmendur nga kryeministri Albin Kurti si pjesë e grupeve kriminale serbe në veri.

Ndërsa në këtë pamje ajo shihet duke u larguar afër përfundimit të protestës së dhunshme. Ajo në një konferencë për media së bashku me përfaqësues të Listës Serbe tha se pjesëmarrja e saj në protestë është bërë me qëllim që të mbroj vendin e saj të punës.

”Unë nuk jam terroriste, jam këtu vetëm në orarin tim të punës. Dua të mbroj vendin tim të punës dhe të punoj në komunë si deri më tash”

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq që akuzonte Kurtin se po targeton njerëz të pafajshëm për protestat e serbëve që sipas tij po mbrojnë të drejtat e tyre nuk u përgjigj direkt kur u pyet nga TV Klan se kush janë personat me maska dhe a janë të gjithë nga Zvecani.

”Nuk e di..Qe edhe KFOR i është me maska. Ushtrari i KFOR-it ka maskë. A e dini kush janë pjesëtarët e Policisë të maskuar që kanë shtënë drejt Drashika Rashka. Bëhuni gazetar hulumtues, gjejeni kush” – tha Igor Simiq.

Simiq nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për akuzat e KFOR0it se janë përdorur armë nga ana e protestuesve në protestën e dhunshme të hënën. Ndryshe protestat në tri komunat veriore kanë qenë të qeta.

Ndryshe nga dy komunat tjera Leposaviq she Zvecan në Zubin Potok për sigurinë rreth objektit të komunës po kujdeset Policia e Kosovës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share