Shqipëri: Lirohet nga burgu ish-Ministri Saimir Tahiri

Dënimin e mbetur do ta kryejë në shtëpi

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë së burgut. Ka qenë ky vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata e Elbasanit, e cila i dha atij lirimin me kusht. sipas gazeres së Klan News Glidona Daci, por edhe korrespondetit në Elbasan, Fatos Salliu, ish-Ministri u lirua nga gjykata për arsye shëndetësore.

Sipas Dacit, mësohet se pala mbrojtëse i paraqiti gjyqtares Matilda Fetahu, dy ekspertime mjekoligjore mbi gjendjen shëndetësore të Tahirit.

Sipas gazetares, ish-ministri ka qëndruar për një periudhë në spitalin e burgut për shkak të një rrëzimi që ka pasur gjatë kur ka qenë në ajrim.

“Në një informacion të sekondave të fundit që sapo më erdhi, Saimir Tahiri është liruar për probleme shëndetësore nga ana e gjykatës së Elbasanit. Duhet theksuar edhe një detaj. Në një moment, Saimir Tahiri ka pasur edhe probleme shëndetësore dhe për një periudhë kohe ka qëndruar në spitalin e burgut për shkak të një rrëzimi që ka pasur në ambientet e burgut kur ka qenë në ajrim”, raportoi gazetarja Daci.

Tahiri kishte kërkuar disa herë lirim të parakohshëm me kusht nga qelia.

Ai ka shlyer ¾ e dënimit. Kujtojmë se Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Atij i ka mbetur edhe 1 vit për të shlyer nga ky dënim. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share