Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin foli rreth promovimit të rreth 150 shërbimeve institucionale që tani qytetarët mund t’i realizojnë në mënyrë elektronike.
“Këto janë shërbime bazike për të cilat qytetarët kanë nevojë, nga certifikata e lindjes, aspekti i ibligimeve ndaj shtetit, nga aspekti i punëve që i kemi bërë…Janë shërbime, të cilat besojmë se do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve”, tha mes tjerash Aliu./KlanMacedonia