Ron De Santis në Iowa: Amerika po shkon në drejtim të gabuar

Kandidati për president nuk kurseu kritikat ndaj rivalit Donald Trump dhe administratës së Biden

Guvernatori i Floridës Ron de Santis nisi fushatën e tij të parë si kandidat për president në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke sulmuar ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.

Kritika pati edhe për administratën e presidentit Joe Biden ndërsa u shpreh se Amerika po shkon në drejtimin e gabuar.

“Kartelet meksikane të drogës kanë më shumë kontroll mbi atë që ndodh në kufi sesa qeveria jonë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miliona emigranët të paligjshëm janë dyndur në vend, duke përfshirë kriminelë dhe madje edhe individë në listën e terroristëve. Sasitë masive të fentanilit që po sjellin kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra mijëra bashkëkombës tanë amerikanë.”

Teksa nënvizoi se shumë familje amerikane po gjenden në vështirësi, De Santis premtoi të përmirësonte situatën ekonomike.

“Ne do të ndryshojmë politikat e Bidenit që kanë dëmtuar ekonominë tonë dhe do të ndërtojmë një ekonomi ku amerikanët që punojnë mund të arrijnë një standard të mirë jetese. Biznesi i vogël, jo biznesi i madh, duhet të jetë fokusi i ekonomisë sonë.”

Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor në rradhët e republikanëve do të zhvillojë një tubim në Iowa ditën kur De Santis do të jetë në Neë Hampshire, një shenjë se beteja mes dy kandidatëve do të hyjë në një fazë më intensive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share