45 vjeçari nga Shkupi ka rrahur për 5 ditë radhazi partneren e tij – Prokuroria ngre procedurë penale

Një 45 vjeçar nga Shkupi dyshohet se për një periudhë më të gjatë ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij jashtmartesore, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore, përcjell Klan Maqedoni.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë penale ndaj tij, pasi sipas raportimeve, nga 25 deri më 30 maj, i akuzuari në vazhdimësi e ka goditur partneren e tij, ndërsa është propozuar edhe masa e paraburgimit.

“Ai e ka goditur me grushte dhe e ka goditur me shkelma në kokë dhe trup, duke i shkaktuar të dëmtuarës lëndime të rënda trupore të shprehura në formë hematomash në zonën e fytyrës, në të dy parakrahët dhe fraktura multifragmentare të kockave të hundës. Prokurori publik vlerësoi rrethanat që tregojnë qartë rrezik ikje dhe arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën, si dhe faktin se ngjarja konkrete penalo-juridike në përgjithësi është kundër moralit. Për këto arsye, ai i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share