Kurti i gatshëm për t’u takuar me Vuçiq: Zgjidhja e situatës, implementimi pa vonesa i marrëveshjes

Nga Forumi i Sigurisë Globsec 2023 që zhvillohet në Bratislavë, Albin Kurti tha se mënyra për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të Kosovës është implementimi sa më parë i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

SHBA po ju dërgon një mesazh të fuqishëm, duan që të gjeni një rrugëdalje nga kjo…

Albin Kurti: Po punojmë fort për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Dhe unë besoj shumë se zgjidhja nuk duhet të jetë një rrugë me kthesa, por një hekurudhë. Që do të thotë se na duhen dy binarë. E para është për të dalë nga kjo krizë në veri. Që do të thotë sundimi i ligjit, bandat ose mbrapsht në Serbi ose në burg në Kosovë. Dhe më pas zvogëlimin e policëve objektet komunale dhe normalizimin e situatës. E dyta është një implementim i shpejtë, i plotë, pa kushte e vonesa të marrëveshjes bazë që kemi rënë dakord. Legjitimiteti, autoriteti, kredibiliteti i të treja palëve, tre plus një, Kosova, Serbia, BE dhe SHBA po gërryhet duke pasur një tekst dhe jo implementim. Një prej kritikave të mia më të mëdha ndaj paraardhësve të cilët që po bënin këto lloj marrëveshjesh ishte që firmosja dhe implementimi ishin dy planete të kundërta. Po shpresoja që ta sillnim këtë në të njëjtin kontinent, në Europë. Por tani po rikthemi në sindromën e vjetër. Ku bëjmë marrëveshje, që nuk implementohen. Kam një listë të gjatë sesi Beogradi po shkelte implementimin e marrëveshjes. Nuk e bëra unë këtë. E dyta, për të ndërtuar këtë linjë hekurudhore, na duhet një tren më i shpejtë. Na duhet të intensifikojmë dialogun. Jo të takime të nivelit të lartë njëherë në 2 muaj.

Kurti u shpreh i gatshëm për t’u takuat me Vuçiçin, sepse siç tha ai, bie dakord me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

A mendoni se do të keni së shpejti një takim? A jeni ju të gatshëm për t’u takuar së shpejti me presidentin Vuçiç, nëse kjo bëhet e mundur nga SHBA apo BE.

Albin Kurti: Jam shumë i gatshëm sepse unë pajtohem me marrëveshjen, njohjen defacto dhe vetëmenaxhimin e komunitetit serb, që do ta respektoj, sepse dua të mbroj të gjithë serbët. Jam edhe kryeministri i tyre dhe kam vuajtur shumë në jetë, nuk dua që të tjerët të vuajnë. E di çfarë do të thotë që ndihesh i pa përfaqësuar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share