Kurti për forcat e KFOR: Ka koordinim mes nesh, por nuk pajtohemi në çdo gjë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i pranishëm sot në Forumin e Sigurisë në Sllovaki ku ka folur për situatën e tensionuar në veri.

I pyetur se a do të ketë një rikthim të normalitetit në 3 komunat me shumicë serbe, Kurti theksoi se është në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe se po kryhen përpjekje për qetësimin e situatës.

Por sipas tij, jo gjithmonë ka dakordësi për çdo gjë.

Pyetje: Shpresojmë që Vuçiç t’ju ndjekë sot, ju bëtë ca justifikime për situatën në veri të Kosovës. A do ta njihnit ju rolin legjitim që ka KFOR për të ruajtur paqen e sigurinë e njerëzve në këto zona, a do ketë rikthim të normalitetit në veri?

Albin Kurti: Epo, siç e dini forcat e NATO-s janë në Kosovë që nga ndërhyrja për çlirimin e vendit, jemi në komunikim të rregullt me komandantin e KFOR, është gjeneral me eksperiencë nga Italia ai që drejton KFOR-in në Kosovë. Takohemi mbrëmjeve vonë, ka koordinim mes nesh, jo çdo kohë ne pajtohemi me çdo gjë.

Sa i përket godinave në veri të Kosovës, e kuptoj se nuk duhet të ketë aq shumë forca policore rreth, por nga ana tjetër ka njerëz të dhunshëm, që kanë sulmuar dhunshëm forcat policore, gazetarët, kanë plagosur dhe ushtarë të KFOR dhe ata duhet të dalin para drejtësisë. Duhet të kemi vendosjen e drejtësisë në këto zona, këto lloj krimesh duhet të ndëshkohen.

Pajtohem që duhet të ritkhehet normaliteti, ne po përpiqemi, por këto komuna nuk mund të drejtohen nga zyra ime si kryeministër, ata do të qëndrojnë më pak nga mandati i tyre. Ne u kërkuam njerëzve të mos ishin triumfalistë sepse serbët bojkotuan zgjedhjet, e kuptoj që ka nevojë për bashkëpunim me qeverisjen qendrore./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share