Rrjeti telemetrike sizmologjik i RMV-së, në stacionet sizmologjike të instaluara gjithandej territorit, që mirëmbahen nga Opservatori Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup, sot, sic njofton KlanM, ka regjistruar një tërmet 89 kilometra në juglindje të Shkup, në rajonin epiqendror Ohër – Strugë.
Sipas të dhënave të opservatorit, sic percjell KlanM, tërmeti ka ndodh në orën 10:14 me manjitudë lokale të Rihterit ML 3.1, kurse është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet IV sipas shkallës makrosizmike evropiane edhe nga qytetarët në Resnjë, Strugë, Vevçanë dhe rrethinë me intensitet III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.