Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukje të njerëzimit

Ekspertët kanë paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit. Paralajmërimit i janë bashkuar edhe krerët e OpenAI dhe Google Deepmind.

Dhjetra ekspertë kanë mbështetur një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë  AI.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes së njerëzimit nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në deklaratë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI, Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic kanë mbështetur deklaratën.

Në lidhje me deklaratën, ishte dakord dhe Joshua Bengio, profesor i shkencave kompjuterike në universitetin e Montrealit. Po ka edhe nga ana që mendojnë se këto parashikime janë të tepruara. Prof LeCun, i cili është pjesë e “Meta” ka thënë se këto paralajmërime janë të tepërta./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share