Kujt ia ka këputur “telat e zemrës” Era Rusi?

Era Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Kur të merr malli”, një tjetër baladë e bukur dashurie. Duke marrë shkas nga materialet e saj muzikore, programi “Rudina” në Tv Klan e ndërtoi intervistën për këngëtaren mbi titujt e këngëve të saj. Shumë prej tyre kanë në qendër dashurinë, ndaj Era nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi jetën personale, të cilën gjithnjë është kujdesur ta ruajë hermetikisht.

Rudina Magjistari: “Kur të merr malli”, si e shuan mallin Era Rusi? “Kur të merr malli” është kënga jote e sapo lançuar.

Era Rusi: Kur më merr malli, shkoj e takoj ose një telefonatë.

Rudina Magjistari: Si e ruan çupëlinën brenda teje?

Era Rusi: Çupëlina” brenda meje nuk ikën kurrë. Jam një fëmijë i përjetshëm. Më pëlqen shumë.

Rudina Magjistari: Ta ruash fëmijën, vajzën e vogël brenda teje. Me çfarë gërme i fillon emri atij që ia ke këputur “telat e zemrës?”

Era Rusi: Po mirë tani nëse nuk përgjigjem, ka ndonjë dënim, ndonjë gjë kjo intervistë?

Rudina Magjistari: Jo nuk ka, po tani shkronjën po të kërkojmë.

Era Rusi: Avash-avash.

Rudina Magjistari: Shkronjën.

Era Rusi: Kalojmë te tjetra.

Pavarësisht se në ekran u shfaqën pamje nga postimet e saj në rrjetet sociale duke vizatuar një zemër buzë detit apo trëndafilat dhe tullumbacet me zemër që mori në ditën e Shën Valentinit, këngëtarja komentoi shkurt dhe pa zbuluar shumë: “Jam në një moment të bukur kështu që vërtet po e shijoj”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share