Partia populmore europiane duhet të ndërpresë bashkëpunimin me Vuçiq
Eurodeputeti dhe bashkëkryetar i partisë së gjelbër europiane Thomas Waitz ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës përmes një deklarate: “Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiç dhe retorikës përçarëse.
Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiç, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi.
BE tashmë po diskuton një ngrirje të negociatave të anëtarësimit me Serbinë. Kriza aktuale në veri të Kosovës mund të shkëpusë vëmendjen nga problemet e Vuçiqit në vend, por kjo nuk është as në përfitim të Serbisë dhe as të Kosovës në një plani afatgjatë. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës dhe kthimin e të dyja palëve në tryezën e bisedimeve në dialogun Beograd-Prishtinë”.
Përgatiti: Erisa Zykaj – tv klan, Bruksel