Kurti dënon sulmet në veri: Mbishkrimet serbe mbi automjete – kujtesë e errët në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”.

“Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share