Spanja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 23 Korrik. Kryeministri Pedro Sançez dha këtë të Hënë dorëheqjen dhe kërkoi zgjedhje të reja pas asaj që mund të konsiderohet “disfatë” në zgjedhjet e pjesshme rajonale që u mbajtën të Dielën.
Nga 12 rajone ku u zhvilluan zgjedhjet, 7 prej tyre u fituan nga të djathtët e Partisë Popullore, në disa raste në koalicion edhe me konservatorët nacionalistë të lëvizjes Voks. Të djathtët ruajtën qeverisjen rajonale edhe në kryeqytetin Madrid, ndërsa Barcelonën e fituan indipendentistët rajonalë.
Analistët thonë se këto rezultate zhgënjyese për të majtën janë pasojë e nivelit të lartë të inflacionit, pavarësisht se kjo situatë ka lidhje me tregjet ndërkombëtare dhe luftën në Ukrainë. Elektorati e fajëson atë edhe për vështirësitë ekonomike me të cilat u përball vendi edhe gjatë pandemisë. Në 2019-ën, socialistët e Sançezit siguruan shumicën qeverisëse edhe përmes koalicionit me të majtët e tjetër të Podemosit.
Tv Klan